Kombëtarja shqiptare vlen e gjitha 100.9 milionë euro

Futboll

Kombëtarja shqiptare vlen e gjitha 100.9 milionë euro

Më: 23 mars 2022 Në ora: 12:28
Kombëtarja shqiptare vlen e gjitha 100.9 milionë euro

Kombëtarja shqiptare i ka lënë pas kohët humbjet dinjitoze shiheshin rezultat pozitiv.

Kuqezinjtë kanë në përbërjen e tyre mjaftueshëm kualitet dhe vetë vlerat e lojtarëve në treg janë një tregues i mirë i rritjes që ekipi ynë kombëtar po tregon nga viti në vit.

Sipas “Transfermarkt“, vlera e përgjithshme e Shqipërisë në treg kap shifrën e 100.9 milionë eurove. Listën e lojtarëve më të shtrenjtë e prin Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Atalantës vlen 20 milionë euro dhe pasohet nga Kumbulla me 20 milionë euro.

Podiumi mbyllet nga Nedim Bajrami, për të cilin Empoli do të kërkojë të paktën 10 milionë euro. Me vetëm një milionë më pak vlerësohet edhe Armando Broja, që me sezonin e bërë deri më tani siguron se kartoni i tij në treg do të njohë vetëm rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat