Granit Xhaka për ndeshjen me Serbinë: Më prekësja e karrierës sime

Futboll

Granit Xhaka për ndeshjen me Serbinë: Më prekësja e karrierës sime

Më: 23 mars 2022 Në ora: 17:38
Granit Xhaka për ndeshjen me Serbinë: Më prekësja e karrierës sime

Futbollisti Granit Xhaka më me ëndje e kujton ndeshjen me Serbinë, e cila ishte speciale për të dhe për shqiptarët e Zvicrës dhe shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë.

Pikërisht ai dhe Xherdan Shaqiri, me golat e tyre, e kishin vendosur fitoren e Zvicrës (2:1) ndaj serbëve në Botërorin e Rusisë.

E futbollisti i Arsenalit këtë ndeshje e ka konsideruar si më emocionuesen në karrierën e tij.

“Ajo ndeshje ishte më emocionuesja, më prekësja e karrierës sime”, deklaroi Xhaka për “Keystone-ATS”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat