Një shqiptar kërcënon kampionët e Europës

Futboll

Një shqiptar kërcënon kampionët e Europës

Më: 23 mars 2022 Në ora: 22:26
Një shqiptar kërcënon kampionët e Europës

Enis Bardhi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut. Mesfushori i Levantes është gati për duelin gjysmëfinal ndaj Italisë, i vlefshëm për fazën “play-off” të Botërorit Katar 2022.

26-vjeçari me origjinë shqiptare numëron 42 ndeshje dhe 9 gola me kombëtaren ballkanase. Bardhi vlerëson Italinë, madje ndihet i befasuar që djemtë e Mancinit përfunduan në “play-off”, por në të njëjtën kohë jep një mesazh për ta.

“Italia është favorite, e dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, por në futboll nuk fitojnë gjithmonë favoritët. Italia është kampione Europe, realisht nuk e prisja që t’i shihja në ‘play-off’. U Befasova!

A besojmë te fitorja? Disa shanse i kemi, por ata janë një skuadër e kujdesshme. Për të fituar duhet luftë e fortë sportive dhe intensitet, por kemi edhe tifozët që do të na ndihmojnë. Presion? Jo, aspak!

Unë besoj te skuadra ime, e di që do të nxjerrim shpirtin tonë luftarak duke dhënë gjithçka në fushë”, deklaroi lojtari me origjinë shqiptare. Itali-Maqedonia e Veriut do të luhet të enjten në mbrëmje (20:45) dhe do të transmetohet në Supersport 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat