Reali largon tetë futbollistë

Futboll

Reali largon tetë futbollistë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:07
Reali largon tetë futbollistë

Një lajm aspak i mirë vjen për tifozët e Real Madridit.

Klubi madrilen, raportohet se është duke u përgatitur që të largojë tetë futbollistë në fund të këtij sezoni.

Pavarësisht se madrilenët janë në rrugë të mirë ta fitojnë La Ligën, dhe arritjes në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, megjithatë, skuadra ‘merenguese’ është duke u përgatitur që të shesë tetë lojtarë.

Luka Jovic, Gareth Bale, Eden Hazard, Marcelo, Isco, Jesus Vallejo, Dani Ceballos dhe Mariano Diaz, janë lojtarët që Reali mendon t’i shesë gjatë kësaj verë.

Bale, Marcelo dhe Isco në muajin qershor mbyllin kontratat me gjigantin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat