Santos: Një lojtar turk më tremb

Futboll

Santos: Një lojtar turk më tremb

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:19
Santos: Një lojtar turk më tremb

Fernando Santos pret fitore nga Portugalia në takimin kundër Turqisë, i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të fazës “play-off” të Botërorit.

Nëse pengesa turke kalohet me sukses, Portugalia do të sfidojë Italinë ose Maqedoninë e Veriut për një post në Katar 2022.

Trajneri Santos vlerëson skuadrën kundërshtare, teksa zbulon edhe lojtarin më të rrezikshëm të Turqisë në prononcimin për mediet.

“Duhet të fitojmë, e kemi detyrim të kualifikohemi në Botëror. Sfida ndaj Turqisë kërkon përqendrim të madh, le ta lëmë pas krahëve të kaluarën.

Ata kanë talente të mëdhenj individualë. Turqia është e mbushur me lojtarë cilësorë, të cilët luajnë në Francë, Angli dhe Itali.

Më i rrezikshmi? Hakan Calhanoglu, ai shquhet për vendosmërinë e tij në shumë momente të ndeshjes”, deklaroi trajneri i Portugalisë.

Portugali-Turqi do të luhet sonte në mbrëmje në stadiumin e Portos (20:45) dhe do të transmetohet në Supersport 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat