Çfarë thuhet për menaxhim privat të KF Lirisë? 

Futboll

Çfarë thuhet për menaxhim privat të KF Lirisë? 

Nga: K.G. Më: 24 mars 2022 Në ora: 13:39
Çfarë thuhet për menaxhim privat të KF Lirisë? 

Në faqen zyrtare të klubit me renome të futbollit Liria të Prizrenit, është publikuar një shkresë në lidhje me privatizimin e klubit. Çfarë thuhet në këtë shkresë të publikuar?  

“Komisioni për dhënien në menaxhim, jep pëlqimin për nisjen e procedurave, lidhur me të interesuarit e mundshëm, për dhënien e KF Liria në menaxhim privat.

Të mërkurën, dt. 23.03.2022, Komisioni i dal nga Kuvendi i dt.19.06.2021 mori vendimin për nisjen e procedurave lidhur me dhënien në menaxhim privat të KF Liria.

Kuvendi i KF Liria me dt.19.06.2022 pati marrë vendim unanim, që klubi të jepet në menaxhim privat, ku më pas edhe unanimisht u votua Komisioni, që ka gjithë kompetencat, për ndjekjen e procedurave drejt dhënies së klubit në menaxhim privat.

Komisioni, shpejtë do të paraqes kushtet që duhet përmbushur nga të interesuarit, për të ardhmen sa më të mirë të klubit.

Unanimisht anëtarët prezent u dakorduan që KF Liria, të përgatis dokumentacionin e nevojshëm, për Thirrjen publike.

Thirrja do  të bëhet javën që vije, e ku të drejtë ofertimi, do të kenë të gjithë të interesuarit”, thuhet në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat