Spektakël të stërvitesh me Ibrën dhe Giroud

Futboll

Spektakël të stërvitesh me Ibrën dhe Giroud

Më: 24 mars 2022 Në ora: 18:13
Spektakël të stërvitesh me Ibrën dhe Giroud

Pierre Kalulu konsiderohet si një nga zbulimet e sezonit te Milani, teksa francezi ka konsoliduar parapavijën e kuqezinjve.

I afruar nga skuadra e dytë e Lyon në vitin 2020, francezi ka impresionuar me përshtatjen në Serie A, ndërsa në një intervistë të fundit shprehet se gjithnjë e ka ditur se do të bënte mirë në Itali, teksa shton se stërvitjet me Ibrahimovic dhe Giroud janë një spektakël i vërtetë.

“E dija se te Milan do të duhej pak kohë para se të aktivizohesha rregullisht, por nuk kisha frikë nga dështimi. Ëndrra ime ishte të lija gjurmë te skuadra e Lyon por nuk ndodhi dhe në Francë rrezikoja të harrohesha.

Më duhej pak kohë të adaptohesha me qytetin e ri, më kanë folur shumë edhe për skuadrën e Milanit, sidomos atë të viteve ’90-të dhe jam impresionuar. Të jesh një mbrojtës te Milan do të thotë të përballesh në stërvitje me Ibrahimovic, është i lodhshëm, por edhe shumë konkurrues.

Si Zllatan, ashtu edhe Giroud duan gjithnjë të fitojnë. Stërvitjet tona janë shumë intensive, por edhe të bukura”, u shpreh 21-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat