Eroll Salihu i ka dy rrugë!

Futboll

Eroll Salihu i ka dy rrugë!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 mars 2022 Në ora: 15:48
Eroll Salihu i ka dy rrugë!

Ish futbollisti Eroll Salihu ka kohë që i “vlon gjaku” nga zhvillimet në futbollin e Kosovës.

Flokëverdhi, ish futbollist dhe ish sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, para pak ditëve është suspenduar nga pozita e Drejtorit Sportiv dhe ajo e Këshilltarit të Lartë Ligjor në FFK.

Njeriu që një kohë të gjatë ka qenë sekretar i përgjithshëm i FFK-së, duke pasur tre kryetarë!

Kryetari i parë i tij ishte Sabri Hashani, pastaj legjenda e futbollit, i ndjeri Fadil Vokrri dhe së fundi Agim Ademi.

Ai është para një sprove të madhe sportive apo edhe jetësore, të orientimit të vazhdimit të karrierës.
Eroll Salihu i ka dy rrugë!

E para, të luajë rolin e opozitës nën hije ndaj FFK-së!

E dyta, t’i kthehet zejet së trajnerit dhe t’i sfidojë Ismet Munishin e Tahir Batatinën! 

Cila do të ishte rruga më e mirë e Eroll Salihut?

Sigurisht se ai do të përcaktohet së shpejti, të mbetet në politikën e futbollit apo të kthehet në zejen e trajnerit, fundja mund të zgjedhë edhe një alternativë tjetër.

Edhe futbolli është politikë, nuk do të thotë se Salihu është në luftë me FFK- në, që nesër mos të përafrohen dhe të pajtohen!

Kurrë kësaj pune nuk i dihet. Salihu ka diçka në mendje, ka një alternativë, ose do të luajë rolin e opozitë bërjes për disa vite ose do të përqafojë zejen e trajnerit apo diçka tjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat