Xherdan Shaqiri nuk e fsheh për Petkoviqin!

Futboll

Xherdan Shaqiri nuk e fsheh për Petkoviqin!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 mars 2022 Në ora: 18:26
Xherdan Shaqiri nuk e fsheh për Petkoviqin!

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është gati për miqësoren me Anglinë e cila luhet nesër në orën 18.30 dhe pastaj me 29 mars ndaj Kosovës.

Shaqiri, futbollist i skuadrës amerikane Chicago Fire, vlerëson punën e trajnerit 47-vjeçar, selektorit të Zvicrës, Murat Yakin  

“Ne flasim dhe qeshim edhe më shumë së bashku si më parë”, thotë Shaqiri që ka 100 ndeshje në fanellën e Kombëtares së Zvicrës. 

Nuk ka rëndësi nëse është Jürgen Klopp, Pep Guardiola, Jupp Heynckes, Ottmar Hitzfeld apo Roberto Mancini, Xherdan Shaqiri ka luajtur nën drejtimin e trajnerëve të mëdhenj të futbollit botëror. Në kombëtare, 30-vjeçari drejtohet nga Murat Yakin.

“Nuk ishte e lehtë të plotësohej boshllëku që la Vladimir Petkoviq”, thotë Shaqiri. “Petkoviq ishte një nga trajnerët më të mirë që ekipi kombëtar ka pasur ndonjëherë”. Por tani ka filluar një epokë e re.

’Muri’ thjesht e bën shumë mirë me mënyrën e tij autentike”, thotë Shaqa. Atij i pëlqen veçanërisht që Yakin qesh kaq shumë. “Ai ka një mënyrë të relaksuar në fushë, por është gjithashtu mjaft i ashpër në momentet vendimtare”, shpjegon ylli nga Kosova. “’Muri’ (Murat) e ka ekuilibrin e duhur”.

“’Muri’, për shembull, e di saktësisht se si është të luash një ndeshje kualifikuese larg Lituanisë”, shpjegon Shaqiri.

“Ai ndjen saktësisht se çfarë mendojnë dhe ndjejnë lojtarët. Si rezultat, ai ka ndërveprim optimal me lojtarët”, tha Shaqa, transmeton “20min”.

Shaqiri nuk dëshiron ta krahasojë trajnerin e tij kombëtar me një trajner tjetër nga karriera e tij. “Çdo person ka karakteristikat e veta, pozitive dhe negative”, thotë zëvendëskapiteni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat