Ozil reagon pas përjashtimit nga Fenerbahce

Futboll

Ozil reagon pas përjashtimit nga Fenerbahce

Më: 25 mars 2022 Në ora: 20:56
Mesut Ozil

Mesut Ozil ka bërë reagimin e parë pasi klubi i Fenerbahces vendosi për përjashtimin e tij.

Klubi turk njoftoi sot se ka vendosur për përjashtimin e tij, por nuk zbuloi arsyet.

Pas këtij vendimi, ish-mesfushori i Arsenalit ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”.

“Fenerbahce është më e rëndësishmja”, shkroi ai.

Kujtojmë se përveç Ozilit, klubi i Fenerbahces ka përjashtuar edhe Ozan Tufanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat