Milani i gatshëm për përforcime, spekulohet transferimi i dy yjeve

Futboll

Milani i gatshëm për përforcime, spekulohet transferimi i dy yjeve

Më: 25 mars 2022 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Gjigandi italian AC Milan po synon që të përforcojë skuadrën gjatë kësaj vere, ku veçse ka përgatitur emrat të cilët dëshiron t’i transferojë në “San Siro”.

Krerët e Milanit kanë shprehur interesim që të transferojnë dy yjet e kampionit francez Lille, mbrojtësin Sven Botman dhe mesfushorin Renato Sanches, raporton “Tuttosport”.

Gjigandi i Serie A ka kohë që është duke e monitoruar situatën e mbrojtësit Botman, ku në muajin janar kishte bërë ofertë drejt Lille për të, ofertë kjo që ishte refuzuar menjëherë nga kampioni francez.

Thuhet se “Rossonerët” duhet të paguajnë një dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Botman, kurse Renato Sanches do të jetë një transferim më i lehtë ku spekulohet se kushtet personale veçse janë arritur me yllin portugez

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat