Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Portugali - Maqedoni e Veriut

Futboll

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Portugali - Maqedoni e Veriut

Nga: K.G. Më: 25 mars 2022 Në ora: 22:36
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Portugali - Maqedoni e Veriut

Me 29 mars (20.45) do të zhvillohet ballafaqimi final i play-off-it mes Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut, fituesi i kësaj sfide siguron biletën për në Kampionatin Botëror. 

Sipas Federatës Portugeze të Futbollit, është mbushur kapaciteti i stadiumit “Dragao” në Porto, ku të martën do të luhet finalja e ndeshjes kualifikuese për Botërorin në Katar ndërmjet Portugalisë dhe Maqedonisë.

Kjo do të thotë, mikpritësi ka shitur të gjitha biletat. 

Sa i përket tifozëve nga Maqedonia e Veriut, sipas rregullave të UEFA-s, duke pasur parasysh kapacitetin e stadiumit (50,000 shikues), FFM do të shpërblehet me 2,500 bileta.

Ato mund të sigurohen përmes kodeve që disponon FFM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat