Franca triumfon në minutën e fundit kundër Bregut të Fildishtë

Futboll

Franca triumfon në minutën e fundit kundër Bregut të Fildishtë

Nga: K. Goca Më: 25 mars 2022 Në ora: 23:09
Franca triumfon në minutën e fundit kundër Bregut të Fildishtë

Yjet e Francës, Griezmann, Giroud, Coman, Pogba, Varane, Kounte etj. me kombëtaren e Francës mezi fituan në stadiumin "Stade Velodrome" në Marseille. 

Kampioni në fuqi i botës, Franca, ka shënuar fitore në miqësore, me rezultat 2:1 kundër Bregut të Fildishtë.

Sulmuesi Nicolas Pepe në minutën e 19-të i zuri në befasi vendasit, duke shënuar për 0:1. 

Por Franca nuk vonoi shumë dhe kundërpërgjigjet, brenda tre minutave (22’), duke barazuar me golin e Olivier Giroud.

Në minutën e 90+2, 22-vjeçari Aurelien Tchouameni ka shënuar për fitoren e Francës, me rezultat 2:1.

Kjo ndeshje ishte e mirëseardhur për selektorin e kampionit në fuqi të botës, Didier Deschamps, për të pa formën e futbollistëve të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat