Shifër e çmendur, 300 milionë euro...

Futboll

Shifër e çmendur, 300 milionë euro...

Më: 26 mars 2022 Në ora: 14:26
Shifër e çmendur, 300 milionë euro...

Klubi që do ta transferojë yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, duhet të paguajë hiq më pak se 300 milionë euro.

Real Madridi dhe Manchester City, raportohet se janë dy klubet e vetme që janë duke bërë garë të ashpër për transferimin e sulmuesit norvegjez.

Barcelona duket se është dorëzuar në garën për Haaland për shkak të çmimit të madh.

Siç raportohet, në total, transferimi i 21-vjeçarit do të kushtojë rreth 300 milionë euro.

Klubi që do ta blejë lojtarin duhet të paguajë 175 milionë euro për marrëveshje pesëvjeçare. Paga e lojtarit kap shifrën 40 milionë euro në vit, 50 milionë euro për babain e tij, Alfie dhe agjentin Mino Raiola, kurse klauzola e lirimit do të jetë 75 deri në 90 milionë euro,  derisa Dortmundi do të përfitojë vetëm 50 milionë euro.

Haaland pritet të jetë transferimi më i madh në afatin kalimtar të kësaj verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat