Kosova dhe Austria takohen në kualifikimet e Evropianit

Futboll

Kosova dhe Austria takohen në kualifikimet e Evropianit

Më: 26 mars 2022 Në ora: 15:28
Kosova dhe Austria takohen në kualifikimet e Evropianit

Kosova U-17 do të synojë të këndellet, pas humbjes 4-0 të pësuar ndaj Gjermanisë U-17 në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian.

Këtë javë, vashat e reja e filluan mirë pjesën e parë, por në të dytën pësuan katër gola në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sot (e shtunë), U-17’shet tona do të përballen më Austrinë U-17,duke synuar që të marrin fiktoren e parë në rrethin e dytë të Ligës A.

Gjasat janë të mëdha që të nxirret një rezultat pozitiv nga ky takim, duke ditur se në mesin ekipit ka lojtare tejet cilësore.

Nga ora 16:00, Kosova U-17 në kategorinë e femrave do të përballet me Austrinë U-17..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat