Kosova U-17 zhgënjen me Austrinë U-17 

Futboll

Kosova U-17 zhgënjen me Austrinë U-17 

Nga: K.G. Më: 26 mars 2022 Në ora: 18:04
Kosova U-17 zhgënjen me Austrinë U-17 

Vashat e Kombëtares së Kosovës U-17, zhgënjyen me lojë e rezultat, duke pësuar humbje me rezultat 6:0 nga Austria U-17, në takimin kualifikues të Kampionatin Evropian U-17. 

Gjithçka u qartësua në 45 minutat e parë, por edhe pjesa  e dytë ishte kopje e të parës. 

Madi (10', 24', 53'), Natter (31'), Spinn (47') e Aistleitner (51') shënuan për austriaket. 

Futbollistja Eriola Delija u përjashtua nga loja në minutën e 41-të, duke komplikuar edhe më shumë punën e Dardaneve. 

Kosova është në fund të renditjes pa pikë nga dy ndeshje apo me goldallim negativ 0:10. 

Austria kryeson grupin 5 me 6 pikë sa ka edhe Gjermania, ndërsa Sllovenia ka 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat