Granit Xhaka është i mërzitur për një arsye

Futboll

Granit Xhaka është i mërzitur për një arsye

Nga: K. Goca Më: 26 mars 2022 Në ora: 22:09
Granit Xhaka është i mërzitur për një arsye

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është i mërzitur për një arsye, sepse e humbën ndeshjen në finish përkatësisht në minutën e 78-të nga një penallti që u akordua për anglezët.

Anglia triumfoi në miqësore me rezultat 2:1 ndaj Zvicrës, në sfidën që u zhvillua në “Wembley” të Anglisë.

Xhaka për SRF-në, mes të tjera tha: “Nuk është hera e parë që një lojë vendoset në këtë mënyrë.

Kemi bërë një paraqitje të mirë ndaj kundërshtarëve të mirë. Më mërzit që humbet në këtë mënyrë.

Ne kishim gjithçka nën kontroll deri te penalltia. Falënderoj Zotin që ishte vetëm një lojë miqësore. Sot mund të mësojmë shumë. Por në fund humbëm sepse gabimet e vogla ndaj kundërshtarëve të tillë ndëshkohen menjëherë. Por gabimet janë pjesë e lojës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat