Gjimshiti: Gabimet vendosën ndeshjen

Futboll

Gjimshiti: Gabimet vendosën ndeshjen

Më: 26 mars 2022 Në ora: 22:57
Gjimshiti: Gabimet vendosën ndeshjen

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti theksoi se miqësorja ndaj Spanjës u vendos nga gabimet.

Teksa foli për emisionin “kuqezi”, Gjimshiti theksoi ndër të tjera se ekipi është rritur dhe këtë e tregoi në ndeshjen kundër Spanjës. Mbrojtësi shtoi ndër të tjera se të gjithë golat janë të evitueshëm në futboll dhe sipas tij barazimi mund të ishte marrë,

Ndeshja: Bëmë lojë të mirë, kishim edhe raste. Luajtëm shumë mirë në pjesën defensive. Te goli i dytë e humbëm, por nuk duhej bërë ai gabim.

Forma: Besoj se ekipi ka bërë shumë hapa të mirë, sepse besoj se edhe sot u duk që të gjithë vraponin për njëri-tjetrit dhe është ajo që na bën ne të fortë.

Gabimet: Sigurisht që gabimet vendosin ndeshjet, sidomos me ekipet të këtij niveli nëse gabon e pëson golin, por në futboll besoj që çdo ekip bën gabime.

Golat, cili ishte më i evitueshëm? Të them të drejtën duhet t’i rishikoj, sigurisht që të dy mund të evitoheshin, çdo gol mund të evitohet. Te goli i dytë ishte shumë e vështirë, të bllokohej ajo goditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat