Strakosha po luan sezonin e fundit me Lazion

Futboll

Strakosha po luan sezonin e fundit me Lazion

Më: 27 mars 2022 Në ora: 13:04
Strakosha po luan sezonin e fundit me Lazion

Thomas Strakosha po luan sezonin e fundit me Lazion. Portieri i kombëtares shqiptare nuk po rinovon kontratën me klubin bardhekaltër dhe në korrik do të dalë lojtar i lirë.

Disa klube të Serie A kanë shprehur interesimin e tyre për “gardianin” shqiptar, por e ardhmja e tij mund të jetë Premier League. West Ham dhe Watford e ndjekin prej kohësh, por jo vetëm.

Todofichajes raporton se 27-vjeçari pëlqehet shumë nga Newcastle. Milionat nuk mungojnë te “Qymyrxhinjtë”, të cilët kanë pretendime të mëdha për sezonin e ardhshëm.

Klubi anglez do të jetë shumë aktiv në merkaton e verës dhe Strakosha pritet të jetë një nga afrimet e para, aq më tepër pa shpenzuar asnjë cent për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat