Donnarumma: Donim të merrnim pjesë në Kupën e Botës

Futboll

Donnarumma: Donim të merrnim pjesë në Kupën e Botës

Më: 27 mars 2022 Në ora: 15:56
Donnarumma: Donim të merrnim pjesë në Kupën e Botës

Eliminimi nga faza “play-off” e Botërorit nga Maqedonia e Veriut shokoi gjithë botën e futbollit, me Italinë që do të humbasë këtë kompeticion për herën e dytë radhazi.

Në rrjetet sociale ka reaguar Gianluigi Donaruma, i cili është shprehur mjaft i zhgënjyer për mënyrën si rrodhën

“Donim të merrnim pjesë në Kupën e Botës, të përjetonim emocione të papërshkrueshme që këto kompeticione të japin.

Donim t’i kthenim buzëqeshjen italianëve të cilët na mbështetën, kur fituam Europianin. Fatkeqësisht nuk do të jetë kështu. Jemi shumë të zhgënjyer dhe e dimë sa janë italianët.”

“Por gjithashtu e dimë që si në jetë edhe në futboll mund të ngresh kokën dhe të kthehesh në lojë. Objektivi ynë është të kthejmë kombëtaren aty ku i takon dhe të ndërtojmë një të ardhme fituese. Forza Itali”.

ngjarjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat