Ronaldo flet për të ardhmen e tij

Futboll

Ronaldo flet për të ardhmen e tij

Më: 28 mars 2022 Në ora: 17:14
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij.

Pesë herë lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka folur lidhur me të ardhmen e tij në futbollin profesional.

Portugezi ka bërë të ditur se vazhdon të ndihet mirë edhe në klub edhe në kombëtare, dhe vendimin për pensionim do ta marrë kurdo që dëshiron ai vet.

“Unë e shijoj futbollin dhe ndihem i vlefshëm edhe në klub dhe edhe në kombëtare. Unë vendosi kur dua vet”, ka thënë Ronaldo.

“Nëse dua të luaj më shumë ndeshje, unë do ta bëj, nëse nuk dua, nuk do të luaj më”, shtoi CR7.

Cristiano kërkon biletën për Kupën e Botës. Këtë biletë duhet ta sigurojë përmes fazës ‘Play Off’, ku kombëtarja e tij do të përballet me Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat