Ronaldo e ka një kërkesë speciale para ndeshjes me Maqedoninë

Futboll

Ronaldo e ka një kërkesë speciale para ndeshjes me Maqedoninë

Më: 28 mars 2022 Në ora: 23:28
Cristiano Ronaldo

Portugalia dhe Maqeonia e Veriut do të përballen nesër në finalen e play-offit, me fituesin që do të sigurojë pjesëmarrjen për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është paraqitur sot në konferencë për shtyp në prag të kësaj ndeshje.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka bërë një kërkesë speciale para lojës së nesërme.

Ai ka kërkuar ndihmën e tifozëve pasi ndeshja do të zhvillohet në “Dragao” të Portos. Gjithashtu, ai ka kërkuar që himni i shtetit portugez të këndohet nga tifozët, për t’i dhënë një motiv shtesë futbollistëve.

“I bëj thirrje tifozëve. Dua të shpërthejë ferri në Dragao. Shkova në shtrat mbrëmë duke menduar se dua që stadiumi të mbyllë muzikën për himnin tonë kombëtar dhe t’i lërë tifozët ta këndojnë atë për të treguar pasionin tonë, forcën dhe bashkimin tonë rreth objektivit për të arritur në Botëror. Nëse tifozët tanë shfaqen ashtu siç munden, ne do të fitojmë të martën”, ka deklaruar 37-vjeçari.

Ndryshe, ndeshja mes Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet nga ora 20:45. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat