Ansu Fati afër rikthimit në fushë

Futboll

Ansu Fati afër rikthimit në fushë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 00:41
Ansu Fati

Ansu Fati po vazhdon rikuperimin e tij nga lëndimi.

Ylli premtues spanjoll, Ansu Fati është akoma në fazën e rikuperimit të tij dhe Barcelona nuk po nxitohet, pasi nuk dëshirojnë të rrezikojnë me të.

Testimet e bëra sot për lojtarin kanë bërë të ditur se Ansu Fati është në fazën e fundit të rikuperimit.

Lojtari tani do të mund të marrë pjesë në seancat stërvitore, për dy javët e ardhshme. Sot, ai është stërvitur për 20 minuta me grupin.

Thuhet se lojtari synon që të ketë minuta në dispozicion aq herët sa mesi i prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat