Zvicër-Kosovë, zhvillohet sot miqësorja e shumëpritur

Futboll

Zvicër-Kosovë, zhvillohet sot miqësorja e shumëpritur

Më: 29 mars 2022 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Suksesi ndaj Burkina Fasoso, sfidë që “Dardanët” e fituan me rezultat 5-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka bërë që të rritet entuziazmi tek adhuruesit e futbollit në Kosovës dhe rrjedhimisht pritjet nga ballafaqimi me Zvirën janë bërë më të mëdha.

“Dardanët” do të ballafaqohen sot me fillim nga ora 18:00 më “helvetikët” në stadiumin “Letzigrund Stadion” në Zyrih.

Granit Xhaka, Xherdan Shaiqir dhe Andi Zeqiri do të jenë lojtarët që do të jenë në fokusin e të gjitha tifozëve pasi do të luajnë ndaj vendit të tyre. Si Xhaka ashtu edhe Shaqiri kanë deklaruar para ndeshjes se do të japin maksimumin ndaj Kosovës për të marrë fitore në këtë ballafaqim.

Nga ana tjetër, trajneri i ri i Kosovës Alain Giresse ka thënë para ndeshjes se do të ketë ndryshime në formacionë krahasuar me atë kundër Burkina Fasos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat