Pepe paralajmëron largimin nga Arsenal

Futboll

Pepe paralajmëron largimin nga Arsenal

Më: 29 mars 2022 Në ora: 11:27
Pepe paralajmëron largimin nga Arsenal

Pjesë e Arsenalit që nga 1 korriku 2019, Nicolas Pepe mund t’i japë lamtumirën “topçinjve” në fund të sezonit, pasi lojtari nuk është i lumtur me minutazhin e rezervuar nga trajneri Arteta.

26-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zbritur në fushë vetëm 15 herë duke shënuar një gol, çka ka sjellë shumë pakënaqësi te ai.

Gjatë një interviste, sulmuesi deklaroi se pavarësisht situatës së krijuar ai vazhdon të jetë i përqendruar për të dhënë maksimumin për skuadrën e tij.  26-vjeçari pohoi gjithashtu se në fund të sezonit do të vlerësojë çdo mundësi që do t’i paraqitet, pasi e ka të vështirë të vazhdojë të qëndrojë në stol.

“Unë do jap gjithmonë maksimumin tim për sa kohë do jem pjesë e këtij klubi, pavarësisht si janë gjërat. Megjithatë qëndroj dot në stol dhe do i shoh gjërat më mirë në fund të sezonit.”-tha Pepe.

Ai theksoi se për çdo futbollist është shumë frustruese të mos luajë, por pavarësisht kësaj i respekton vendimet e trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat