Në Angli zbulojnë dëshirën e madhe të Luis Enrique

Futboll

Në Angli zbulojnë dëshirën e madhe të Luis Enrique

Më: 29 mars 2022 Në ora: 17:38
Në Angli zbulojnë dëshirën e madhe të Luis Enrique

Sipas Daily Mail, Luis Enrique duket se ka dëshirë të punojë në Angli, Spanjolli, i cili u ka thënë gazetarëve të vendit të tij se nuk do të rinovojë me federatën iberike dhe se do të vendosë se çfarë do të bëjë në të ardhmen vetëm pas Kupës së Botës në Katar, është dhënë si një nga favoritët për të marrë vendin e Ralf Rangnick në stolin e Manchester United.

Kandidatët e tjerë duket se janë Lopetegui, Pochettino dhe Ten Hag. Gjithmonë sipas së përditshmes angleze, nëse Djajtë e Kuq do të zgjidhnin Luis Enrique, atëherë rinovimi i kontratës së trajnerit me Spanjën do të ishte i pamundur.

Vetë klubi anglez duket se e konsideron si një nga trajnerët më të mirë në botë dhe se ka eksperiencën e duhur për të drejtuar një klub të madh si United, por që po kalon një nga periudhat më të vështira në historinë e tij.

Nëse në fund do të zgjidhej ai si pasardhës i trajnerit gjerman, atëherë do të merrte formë në horizont një sfidë edhe më tërheqëse: ajo me trajnerin e Manchester City-t, që është edhe ish-shoku i skuadrës te Barcelona, Pep Guardiola.

Ish-trajneri i Roma-s, ashtu si trajneri i Qytetarëve, në stolin e Barçës ka fituar triplete-n, falë edhe treshes së jashtëzakonshme Messi-Suarez-Neymar.

Luis Enrique, më pas, nuk ka frikë t’u besojë lotarëve të rinj: për shembull, ka qenë ai që i ka besuar Gavi-t në futbollin e madh, kur e ka aktivizuar titullar në gjyësmëfinalen e kaluar të Nations League kundër Italisë në San Siro (ndeshje e fituar 2-1 nga spanjollët falë dy golave të Ferran Torres), në të cilën spanjolli ka bërë një paraqitje shumë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat