Kryeziu flet rreth sfidës Zvicër - Kosovë

Futboll

Kryeziu flet rreth sfidës Zvicër - Kosovë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 17:48
Kryeziu flet rreth sfidës Zvicër - Kosovë

Qendërmbrojtësi me prejardhje shqiptare, Mirlind Kryeziu, ka folur rreth miqësores së sotme mes Zvicrës dhe Kosovës që zhvillohet në Cyrih.

Futbollisti i FC Zurich ka thënë se për një pjesë të sektorit të stadiumit i ka shitur ai biletat.

“Zyrihu eshte qyteti im ku une kam lindur dhe jam rritur si edhe luaj per ekipin e qytetit. Ketu kam shume kushurinje, familjar edhe shoqeri edhe te gjithe me kane pyetur per bileta. Po ju them qe nje pjese te sektorit te stadiumit i kam shitur une biletat” – ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, ndeshja fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Letzigrund Stadion” në Cyrihu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat