Tite vendos rekord! Suarez “parakalon” Messin

Futboll

Tite vendos rekord! Suarez “parakalon” Messin

Më: 30 mars 2022 Në ora: 11:04
Tite vendos rekord! Suarez “parakalon” Messin

Peruja në “play-off”, Kolumbia dhe Kili jashtë Botërorit. Kombëtarja peruane fitoi 2-0 në Lima kundër Paraguajit, sfidë që u vendos që në pjesën e parë.

Gianluca Lapadula dhe Yoshimar Yotun shënuan golat e fitores për vendasit, që siguruan vendin e pestë në grupin eliminator të Amerikës Latine. Brazili, Argjentina, Ekuadori dhe Uruguai siguruan kualifikimin direkt në Katar.

Ndërkohë, Peruja do të sfidojë fituesin e çiftit Australi-Emiratet e Bashkuara Arabe (7 qershor) për një biletë në Botërorin e këtij viti.

Brazili fitoi 0-4 në Peru (Paqueta, Richarlison 2x, Guimaraes) dhe kryeson grupin me 45 pikë të grumbulluara në 14 fitore fitore, tre barazime dhe asnjë humbje!

Një rekord ky për trajnerin Tite, i cili parakalon Marcelo Bielsën dhe bëhet trajneri me më shumë pikë në një fazë eliminatoresh.

Argjentina e mbylli në barazim 1-1 takimin në transfertë ndaj Ekuadorit, me Julian Alvarez që realizoi golin e skuadrës albiceleste. Kolumbia fitoi 0-1 në Venezuelë, ndërsa Chile-Uruguai përfundoi 0-2 (Suarez, Valverde).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat