Formacionet zyrtare, Teuta - Laçi

Futboll

Formacionet zyrtare, Teuta - Laçi

Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:51
Formacionet zyrtare, Teuta - Laçi

Teuta do të luajë ndeshjen e parë në “Niko Dovana” këtë sezon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ku përballë do të ketë Laçin.

Ky takim do të nisë ditën e sotme në orën 17:45 dhe kampionët në fuqi të Shqipërisë shohin tashmë kupën si të vetmen mundësi për të kapur Europën, duke qenë se ecuria në kampionat nuk është aspak pozitive dhe renditen të gjashtët me 31 pikë.

Teksa Laçi nga ana tjetër e do këtë trofe për reputacion, pasi në kampionat renditet në vend të dytë me 46 pikë dhe i duhet edhe pak që ta ketë të sigurt pjesëmarrjen në Europë.

Tashmë dy trajnerët, Renato Arapi dhe Mirel Josa kanë zgjedhur formacionet se si do të zbresin sot në fushën e lojës.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Todorovski, Qaqi, Jazexhi, Kotobelli, Beqaj, Aleksi, Aqua, L.Vila, Hebaj, E.Vila.

Trajneri: Renato Arapi

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkovski, Ignjatovic, Ziko, Shehu, Deliu, Ujka, Mazrekaj, Hatmon, Velija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat