Italia pret me ankth vendimin e FIFA-s

Futboll

Italia pret me ankth vendimin e FIFA-s

Më: 30 mars 2022 Në ora: 17:29
Italia pret me ankth vendimin e FIFA-s

Irani rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës Katar 2022.

Arsyeja janë rreth dymijë gratë iraniane që nuk janë lejuar të futen në stadium për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Libanit, pavarësisht se kishin bileta.

“Po dëgjojmë lajme shqetësuese nga FIFA dhe nga Konfederata aziatike e futbollit”, ka shkruar në Twitter anëtari i këshillit administrativ i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehrdad Seradschi.

Ndeshja kualifikuese është zhvilluar në Machad, një qytet fetar në veri të vendit. Ndalimi i grave për të hyrë në stadium është një kthim në të kaluarën që bie ndesh me rekomandimet e FIFA-s, që në shtatorin e 2019-ës ka kërkuar heqjen e ndalimit të hyrjes në stadiume të grave.

Janarin e kaluar, pas tre vitesh, ato janë lejuar të hyjnë në stadium për të ndjekur ndeshjen kundër Irakut.

Përjashtimi i mundshëm i Iranit, cila kombëtare do ta zëvendësonte?

Përjashtimi i një kombëtareje të kualifikuar në Katar është i mundur vetëm në rast të pezullimit ose përjashtimit të Federatës së saj nga ana e FIFA-së.

Në rast se përjashtimi i Iranit do të konfirmohej, zëvendësimi me një kombëtare tjetër që nuk është kualifikuar për Kupën e Botës do të vendosej nga FIFA, domethënë nuk ka asnjë kriter që duhet përmbushur.

Në fakt, sipas rregullores, FIFA (në rast të një tërheqjeje ose një përjashtimi nga Botërori) vendos në mënyrë të pavarur.

Një lajm ky që ndez shpresat e Italisë për të qenë e pranishme në Katar 2022. Axurrët, në fakt, u eliminuan në playoff nga Maqedonia e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat