Allegri: Ja pse refuzova të firmosja me Realin

Futboll

Allegri: Ja pse refuzova të firmosja me Realin

Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:04
Allegri: Ja pse refuzova të firmosja me Realin

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka zbuluar se ishte shumë pranë firmosjes me Real Madridin, teksa tregoi pse nuk e pranoi një gjë të tillë.

Tekniku theksoi se zgjodhi të ishte më mirë pjesë e Juves dhe për këtë zgjedhje nuk kishte asnjë dyshim.

“E kam thënë dhe e përsëris, këtë vit isha shumë pranë firmosjes me Real Madridin. Në mëngjesin e ditës që do të firmosnim telefonova Presidentin e Realit dhe i thash që zgjodha Juventusin. Ai më falenderoi. Që në momentin Juventus më kontaktoi në maj nuk kisha asnjë dyshim.”-tha Allegri në një intervistë për “GQ Italia.”

Italia shtoi se nëse do të kishte zgjedhur Realin, atëherë do kishte bërë një arritje të madhe në karrierë, por vazhdoi më tej duke thënë se ndonjëherë duhet të bësh edhe zgjedhje të tilla.

“Nga ana profesionale do të ishte një arritje e madhe, sigurisht të drejtosh Milan, Juventus e më pas Realin, por në jetë nuk mund të kesh gjithçka gjithmonë dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që kam drejtuar për vite Milanin dhe tani u bënë gjashtë vite në një klub si Juventus.

Te Reali kam thënë jo dy herë. Hera e parë ishte kur rinovova me Juven. I thash Presidentit të Realit që i kisha dhënë fjalën Andrea Angellit.”-u shpreh Massimiliano Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat