Bajrami po bën një sezon shumë të mirë

Futboll

Bajrami po bën një sezon shumë të mirë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 14:27
Bajrami po bën një sezon shumë të mirë

Nedim Bajrami po bën një sezon shumë të mirë me Empolin në Serie A, të mendosh që është sezoni i tij në parë. Shqiptari është kthyer në një nga lojtarët kryesorë tek Empoli, bashkë me Andrea Pinamontin, sulmuesin që është në pronësi të Interit.

Pikërisht ky i fundit në një intervistë për DAZN, ka folur gjerë e gjatë për Empolin dhe marrëdhënien fantastike që ekziston brenda grupit, por ka vecuar mbi të gjithë marrëdhënien që ka më fantazistin kuqezi Nedim Bajrami.

“Deri tani unë dhe Bajrami jemi 3 me 3, na ka shkuar mirë gjithmonë. Nuk është se e zgjedhim në fushë kush gjuan, varet nga ndeshja. Në të fundit isha unë që do të gjuaja. Pikë së pari varet nga rreshtimi titullar, pastaj edhe nga stërvitjet, pasi provojmë të tilla dhe sfidohemi, të llojit që kush bën më shumë gola gjatë javës, do të gjuajë të dielën, gjëra të këtij lloji”, tha Pinamonti për “DAZN”.

Por sulmuesi i talantuar na tregoi dhe disa detaje të tjera për Bajramin që nuk i kemi ditur apo dëgjuar më parë deri sot. Bajrami qenka një shqiptar tipik!

“Më i çmenduri mendoj se është Bajrami, por më duhet të them se është skuadra më e qetë në të cilën kam qenë pjesë. Edhe në darkat ku grumbullohemi, nuk e kalojmë asnjëherë limitin, është një grup i përmbajtur dhe i qetë.

Jashtë fushe nuk ka kurrë probleme, vë dorën në zjarr për këtë. Bajrami është njeriu i muzikës, na vendos këngë shqiptare që i pëlqejnë vetëm atij”, tha Andrea Pinamonti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat