Luftohet për vend të parë, ‘Ujqit’ paralajmërojnë atmosferë

Futboll

Luftohet për vend të parë, ‘Ujqit’ paralajmërojnë atmosferë

Nga: K.G. Më: 31 mars 2022 Në ora: 23:35
Luftohet për vend të parë, ‘Ujqit’ paralajmërojnë atmosferë

Ferizaj apo Vushtrria, kush do të fitojë derbin e madh në stadiumin pas palestrës së sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Ndeshja luhet nesër në orën 14.00, në kuadër të javës së 20-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Luftohet për vend të parë, tifozët “Ujqit” paralajmërojnë atmosferë.  

“Nesër klubi ynë i zemrës, FC Ferizaj zhvillon ndeshjen me të rëndësishme të sezonit, në garën për hyrje në Superligë. 

Nesër është koha të bashkohemi i gjithë qyteti në mbështetje të djelmoshave tanë. Çdo lagje e çdo mahallë e qytetit nesër ka vetëm një rrugë - drejtë stadiumit të qytetit. 

Ndeshja fillon nga ora 14:00 ndërsa mbledhja e ‘Ujqve’ nga 13:00 para stadiumit të qytetit”, njoftojnë “Ultras Ujqit”.  Ferizaj kryeson me 40 pikë, ka një pikë më shumë se Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat