Shorti i Kupës së Botës prodhon përballje amerikano-angleze

Futboll

Shorti i Kupës së Botës prodhon përballje amerikano-angleze

Më: 1 prill 2022 Në ora: 19:15
Takime interesante do të kemi edhe në Grupin B

Momentalisht është duke u mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit të Kupës së Botës, ku kemi mësuar grupet dhe disa ndeshje tejet interesante.

Nikoqiri i këtij Botërori, Katari, pasi që u pozicionua në Grupin A, ky short e ka vënë përballë me Kombëtaret e Senegalit dhe asaj të Holandës.

Takime interesante do të kemi edhe në Grupin B, ku do të kemi përballje amerikano-angleze, respektivisht mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Amerikës.

Ndërkaq, Grupi E momentalisht rezulton që të jetë grupi më atraktiv, ku deri tani ka vendosur përballë Spanjën dhe Gjermaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat