Trent Alexander-Arnold rikuperohet nga lëndimi

Futboll

Trent Alexander-Arnold rikuperohet nga lëndimi

Më: 1 prill 2022 Në ora: 22:06
Trent Alexander-Arnold

Mbrojtësi i Liverpool, Trent Alexander-Arnold është rikuperuar nga lëndimi.

Arnold pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Arsenalit, muajin e kaluar dhe mungoi në ndeshjen e Kupës FA ndaj Nottingham Forest.

Megjithatë, lëndimi i tij nuk ishte aq serioz sa mendohej në fillim.

Anglezi tashmë është rikthyer në stërvitje me ekipin e tij. Këtë e konfirmoi trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

“Trent u stërvit dje dhe do të jetë në stërvitje të plotë sot – dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë”, ishin fjalët e Klopp.

Mbrotjësi I ‘Reds’ ka më shumë asistime se çdo lojtar tjeter i Liverpool këtë sezon, gjithsej 16 në 35 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat