Një betejë e rëndësishme në frontin e mbijetesës

Futboll

Një betejë e rëndësishme në frontin e mbijetesës

Më: 2 prill 2022 Në ora: 12:27
Një betejë e rëndësishme në frontin e mbijetesës

Një betejë e rëndësishme në frontin e mbijetesës.

Dinamo dhe Egnatia përballen në Elbasan Arena në një sfidë që mund të rezultojë vendimtare për fatet e të dyja skuadrave. Një përballje e drejtëpërdrejtë, me Dinamon që pas një krize të thellë, shpreson të ketë gjetur te ditët e pauzës qetësinë dhe forcën për të reaguar.

Nga pretendentë për titull në fillim të këtij sezoni, blutë janë kthyer në një nga skuadrat më të rrezikuara, dhe pas eksperiencave me Shkëmbin e Devollin “timonin e nëndetëses” e ka marë italiani Rodolfo Vanoli, për 59-vjeçarin që debutoi në derbin e humbur me Tiranën pauza ka qenë më e çmuar se për çdo trajner tjetër, kohë në dispozicion për t’u njohur me grupin dhe lojtarët, për të implementuar idetë për një lojë që duhet të ndryshojë.

Me vetëm 1 fitore në 12 ndeshjet e fundit nëndetësja ka rrëshkitur në vendin e parafundit të klasifikimit, 4 pikë larg vendit të tetë që siguron play out-in dhe mbahet pikërisht nga Egnatia. Me vetëm 14 gola në 26 ndeshje , Dinamo ka sulmin më të dobët të kampionatit dhe mbetet për t’u parë nëse Vanoli do tja dalë të ndryshojë gjërat edhe në këtë drejtim për të kthyer një emër të madh të futbollit shqiptar te rezultatet pozitive.

Egnatia nuk ka historinë e Dinamos, por shkon në këtë përballje me shumë më tepër vetëbesim, pasi skuadra e Zekeria Ramadanit ka nisur të funksionojë. Në sfidën e fundit i dhanë një leksion Vllaznisë duke e mposhtur 3-0 ndërkohë që fituan duelet direkte me Kastriotin dhe Skënderbeun duke rritur ndjeshëm shanset e mbijetesës.

Në bilancin e dy skuadrave të ngjitura këtë sezon në elitë, te Egnatia kanë bërë shumë më mirë, pasi sulmi rrogozhinas me brazilianët Pedro Augusto e Jackson, bashkë me Ilirid Ademin është mjaft efikas dhe përban një kërcënim për cdo kundërshtar.

Pa dyshim që edhe në këtë sfidë Egnatia shkon për një fitore që për ta vlen dyfish, pasi nëse distancohen në kuotën e 7 pikëve nga Dinamo, kjo mund të rezultojë goditja vendimtare për blutë e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat