PSG nuk dorëzohet për Kylian Mbappe, zbulohet manovra e fundit

Futboll

PSG nuk dorëzohet për Kylian Mbappe, zbulohet manovra e fundit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 09:29
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe në korrik del lojtar i lirë dhe klubi më i interesuar për shërbimet e tij është Real Madrid, që bëri edhe një ofertë në janar për ta transferuar.

PSG nga ana tjetër po bën çmos që të rinovojë kontratën me të dhe në media deri më tani është raportuar për oferta mjaft të larta.

Gjithsesi Mbappe është i prirur për të provuar një sfidë tjetër dhe ëndrra e tij është Reali.

PSG gjithsesi nuk dorëzohet, pavarësisht dëshirës së lojtarit.

Sipas “L’Equipe”, lëvizja e radhës e PSG-së është dhënia e shiritit të kapitenit. Ata mendojnë se mund të jetë një argument në diskutimet për rinovimin e kontratës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat