I irrituar pas humbjes

Futboll

I irrituar pas humbjes

Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:25
I irrituar pas humbjes

Real Madrid u rikthye te suksesi në La Liga pas disfatës me Barcelonën, me madrilenët, të cilët triumfuan ndaj Celta Vigo-s në transfertë, përpara 15.714 spektatorëve. Në “Estadio Balaidos”, Real-i nuk ishte në lartësinë e duhur, kjo edhe për meritë të kundërshtarit që zhvilloi një ndeshje të mirë dhe të barabartë me “Los Blancos”, por në fund Celta doli pa pikë.

Në një sfidë ku kryesori Gonzales Fuertes akordoi 3 penallti për madrilenët, dy prej të cilave Benzema i përktheu në gol, ndërsa në njërën prej tyre francezi gaboi. Mënyra sesi Real-i mori pikët e plota dhe fitoren ka irrituar në maksimum vendasit, madje kapiteni Iago Aspas foli me tone të ashpra pas ndeshjes.

“Ende nuk e kuptoj se çfarë ndodhi. Seriozisht, në këtë sfidë, arbitri duhej të akordonte edhe një penallti të katërt dhe ta godiste vetë, vetëm kjo i mungoi sepse të tjerat i realizoi shumë mirë. Dukej sikur kishte ardhur këtu me misionin që Benzema me patjetër të shënonte tre gola. Kjo është e papranueshme. Ne ishim të përgatitur, besoj se luajtëm mirë dhe meritonim diçka dhe nuk mund të ndëshkohemi në këtë mënyrë.” – u shpreh kapiteni i Celta-s, Aspas

Benzema shënoi fillimisht me penallti në minutën e 19-të, ndërsa Nolito barazoi për vendasit në pjesën e dytë, në minutën e 52-të. Një barazim që vendosi në vështirësi madrilenët, të cilët fituan një tjetër penallti në minutën e 64-të, por francezi gaboi nga pika e bardhë, por gabimin e tij e rekuperoi në penalltinë e tretë, në minutën e 69-të, duke i dhënë fitoren Real-it në fund me rezultatin 1-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat