Mourinho ballafaqohet me gazetarin, e fyen rëndë

Futboll

Mourinho ballafaqohet me gazetarin, e fyen rëndë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:45
Mourinho ballafaqohet me gazetarin, e fyen rëndë

Jose Mourinho u përball me një gazetar përpara vizitës së Romës në fushën e Sampdoria të dielën, duke thënë se reporteri “e beri në brekë” para tij.

Alessandro Austini kritikoi së fundmi Mourinhon në radion italiane dhe ish-trajneri i Manchester United dhe Real Madrid e shenjëstroi në konferencën e tij para ndeshjes për media të shtunën…

Mourinho, 59 vjeç, tha se ai priste një linjë më të ashpër të pyetjeve nga Austini dhe akuzoi gazetarin se ishte strukur para tij. Në përgjigje të pyetjes së tij, Mourinho tha:

“Prisja një pyetje shumë më agresive, më negative dhe të dhunshme pasi ju dëgjova në radio. Nuk e prisja një pyetje kaq të lehtë. Përfundimi im është se ju jeni shumë më agresiv dhe më i dhunshëm në radio, por kur vini këtu e bëni në brekë para meje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat