Gjest i madh nga Pajtim Kasami

Futboll

Gjest i madh nga Pajtim Kasami

Më: 3 prill 2022 Në ora: 12:25
Gjest i madh nga Pajtim Kasami

Futbollisti me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami është bërë autor i një gjesti të madh dhe vërtet për t’u vlerësuar teksa është ofruar të ndihmojë dy fëmijë të vegjël me probleme shëndetësore teksa në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët ka dhuruar plot 5.000 franga.

29-vjeçari i cili tashmë aktivizohet për klubin e Basel, foli edhe në një lidhje telefonike në emission duke theksuar se ndjen një keqardhje të pamasë në momentet kur sheh fatkeqësi të tilla.

“Sot mbajta Ramazan dhe në fakt bëhem nervoz e ndjej keqardhje kur shoh këto raste.

Më vjen shumë keq dhe dua t’i ndihmoj sa herë që mundem. U uroj shërim të shpejtë dhe zoti t’i ruajë të gjithë fëmijët”, tha Kasami në lidhje telefonike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat