​Ky është lajmi që Lewandowski i ka dhënë Barcelonës

Futboll

​Ky është lajmi që Lewandowski i ka dhënë Barcelonës

Më: 3 prill 2022 Në ora: 14:12
Robert Lewandowski

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, thuhet se i ka thënë Barcelonës se dëshiron t'iu bashkohet gjigantëve katalanas gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

33-vjeçari ka qenë sërish në formë të shkëlqyer për klubin e tij gjerman gjatë sezonit 2021-22, duke shënuar 45 gola dhe duke regjistruar katër asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Kontrata e Lewandowskit në “Allianz Arena” do të skadojë në qershor të vitit 2023 dhe Bayerni dyshohet se po përpiqet ta bindë atë të nënshkruajë një zgjatje të saj, transmeton KosovaPress.

Reprezentuesi polak besohet se dëshiron të paktën një zgjatje prej dy vitesh, gjë që aktualisht nuk po ofrohet nga kampionët e Bundesligës.

Barcelona ka qenë e lidhur fort me sulmuesin në javët e fundit, dhe sipas “Sport”, Lewandowski tani i ka thënë skuadrës së Xavit se dëshiron t'i bashkohet atyre në afatin kalimtar të ardhshëm.

Raporti i gazetës pretendon se nëntë herë fituesi i Bundesligës dëshiron të luajë në La Liga para përfundimit të karrierës së tij dhe do të refuzonte ofertat e Premier Ligës për t'u transferuar në “Camp Nou”.

Lewandowski ka shënuar 339 gola dhe ka regjistruar 69 asistime në 367 paraqitje për Bayernin që nga kalimi nga Borussia Dortmundi në korrik të vitit 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat