Lojtari i Shkupit: E merituam këtë fitore

Futboll

Lojtari i Shkupit: E merituam këtë fitore

Më: 3 prill 2022 Në ora: 19:01
Lojtari i Shkupit: E merituam këtë fitore

Skuadra shqiptare Shkupi, sot në stadiumin e Çairit, e zhvilloi ndeshjen e xhiros së 25-të të Maqedonisë së Veriut, kundër skuadrës së Tikveshit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0 edhe pse kishim shumë mundësi për të shënuar.

Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit pas shumë mundësive të krijuara, në minutën e 49’ shënuan golin e parë dhe të fundit të kësaj ndeshje, me autor Marjan Radeski, i cili pas ndeshjes foli për e klubit, duke u shprehur i lumtur për fitoren e sotme.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund me rëndësi janë tre pikët. E merituam këtë fitore pasi që e kërkuam që nga fillimi i ndeshjes. Jam i lumtur për golin dhe i falënderoj bashkëlojtarët e mi, sepse pa ata nuk do të mund të shënoja. Mendoj që jemi në rrugën e duhur për tu shpallur kampion, e meriton ky ekip para kësaj tifozërie fantastike”, tha Radeski.

Me këtë fitore Shkupi vazhdon të qëndrojë lider në tabelë me 61 pikë të grumbulluara duke ju afruar edhe më shumë qëllimit kryesor, që është titulli kampion.Ndeshja e radhës për Shkupin do të jetë kundër Skopjes në transfertë, më 6 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat