Bilbao rikthehet te fitorja

Futboll

Bilbao rikthehet te fitorja

Më: 3 prill 2022 Në ora: 19:43
Bilbao rikthehet te fitorja

Athletic Bilbao u rikthye te fitorja teksa mposhti me rezultatin e ngushtë 2-1 Elchen.

Skuadra e drejtuar nga Marcelino nuk e kishte më luksin për të lënë pikë rrugës dhe rigjetën suksesin pas dy rezultatesh negative. Baskët morën me meritë të plotë avantazhin në minutën e 35′ falë një finalizimi spektakolar të Berenguar nëpërmjet një gjuajtje fluturimthi, shkruan Supersporti.

Bilbao shënoi dhe golin e dytë në të 86′ ku Villalibre u duk se vulosi fatet e takimit, por atëherë kur u duk një çështja e mbyllur, Elche krijoi iluzionin e rikthimit në lojë në minutën e dytë shtesë, falë golit të Josan, por realizimi kishte vetëm një vlerë statistikore.

Me anë të triumfit, baskët mbajnë të gjalla shpresat për një vend në zonë Europiane teksa ngjiten në vendin e 8-të në kuotën e 45 pikëve ndërkohë Elche mbetet në vorbullën e zonës së ftohtë, teksa pozicionohet në vendin e 15 me 32 pikë.

Një triumf të çmuar regjistroi edhe Real Betis ndaj Osasunës. Gola, spektakël, polemika dhe ndërhyrje nga VAR. Takimi i zhvilluar në ‘Estadi Benito Villamarin’ i pati të gjitha, me ekipin e drejtuar nga Pellegrini që fitoi bindshëm 4-1. Vlera e dopietës së shpejtë të Juanmi Jimenez në pjesën e parë u vendos në dyshim pas realizimit të Budimir, në fraksionin e dytë që shkurtoi diferencat. Osasuna vendosi baraspeshën pak minuta më vonë por realizimi i Budimir rezultoi i parregullt.

Megjithatë “Los Verdiblancos” treguan karakter duke shënuan dy gola të tjerë duke i venitur shpresat minimale Osasunës. William Carvalho shënoi të tretin duke vallëzuar në zonën e kundërshtarëve ndërkohë që kapaku sfidës iu vendos nga Alex Moreno. Tri pikët e ngjisin Betis në kuotën e 53 pikëve, vetëm një më pak se Barcelona e vendit të katërt, ndërkohë humbja nuk shkakton një indinjatë të madhe te Osasuna që mbetet në pozita komode në vendin e 10-të në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat