Interi fiton derbin me shumë polemika 

Futboll

Interi fiton derbin me shumë polemika 

Më: 3 prill 2022 Në ora: 22:51
Interi fiton derbin me shumë polemika 

Interi triumfon në derbin e madh italian dhe vazhdon hapin fuqishëm drejt titullit të kampionit.

Zikaltrit shënuan fitore me rezultat 1:0 në Torino ndaj Juventusit, në ndeshjen e javës së 31-të në Serie A.

Fundi i pjesës së parë me shumë polemika e tensione në fushë. 

Penallti për Interin, që ndezi gjakrat. Në minutën e 45+2’, Calhanoglu gabon nga penalltia, që u prit nga portieri Szczesny. Topi më pas përfundon në rrjetë nga Rabiot, por gjyqtari pa një faull dhe shikohet sërish në VAR.

Calhanoglu nuk gabon herën e dytë nga penalltia, 0:1 

Në minutën e 56-të, nuk ka penallti për Juventusin pas shikimit të VAR-it. Fat i madh për Interin në minutën e 74-të, Zakaria godet fuqishëm por topi ndalet nga shtylla.

Pas javës së 31-të, Milani kryeson me 66 pikë (një ndeshje me pak),l pasojnë Napoli 66, Interi 63 (një ndeshje me pak), Juventusi 59 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat