KOK dënon dhunën e shfaqur në stadiumin e Gjilanit

Futboll

KOK dënon dhunën e shfaqur në stadiumin e Gjilanit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 23:28
KOK dënon dhunën e shfaqur në stadiumin e Gjilanit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e ka përcjellur me shqetësim të madh dhunën e shfaqur sot në ndeshjen e futbollit, mes SC Gjilani dhe FC Ballkani.

KOK dënon ashpër sulmin e tifozëve të Gjilanit ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, të cilit i dëshiron shërim të shpejtë.

Kërkojmë nga organet përgjegjëse, por edhe nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport që të marrin masat e duhura dhe keqbërësit e këtij akti të marrin dënimin e merituar.

Në kohën kur sportistët dhe sporti janë imazhi më i mirë i shtetit tonë, pamjet e tilla të shëmtuara më së paku i duhen sportit dhe vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat