Simeone flet para ndeshjes me Manchester City

Futboll

Simeone flet para ndeshjes me Manchester City

Më: 5 prill 2022 Në ora: 00:29
Diego Simeone

Diego Simeone ka pranuar se Manchester City mund të ketë lojtarë më të mirë se Atletico Madrid, por ai ka theksuar faktin se ka vetëm dy ndeshje për të parë se kush kalon në gjysmëfinale të Champions League.

Do të jetë një betejë e stileve të ndryshme të lojës në ndeshjen e parë në Etihad Stadium, ndërmjet Atleticos të Simeones dhe Cityt të Pep Guardiolës dhe argjentinasi beson qartë se çdokush mund të avancojë tutje.

“Ne të gjithë kemi presion, por mendoj se është çështje përgjegjësie. Nuk kam dyshim se City ka lojtarë të jashtëzakonshëm, ndoshta ata kanë lojtarë më të mirë se ne, por janë vetëm dy ndeshje,” tha Simeone, gjatë konferencës për shtyp të së hënës para ndeshjes.

“City dhe Bayern mund të kenë një shans më të mirë për të shkuar deri në fund, por sezonin e kaluar Chelsea ishte fituesi”, shkruan Marca.

Dallimi mes Manchester United dhe City

Atletico e eliminoi Manchester Unitedin në raundin e fundit të Ligës së Kampionëve, por Simeone e pranon se City është një bishë krejtësisht tjetër.

“United kishte karakteristika të ndryshme ndaj Cityt. City është më i pozicionuar dhe dominon kudo”, tha argjentinasi.

“Ne duhet të ndërtojmë dhe përmirësojmë gjithçka që bëmë dy javë më parë”.

Kur u pyet për stilin e lojës që Guardiola duket të zbatojë në ekipet e tij, ka një cilësi që bie në sy te Simeone.

“Ajo që më pëlqen te ekipet si City është përpjekja që ata bëjnë për të rikthyer topin; është fantastike t’i shohësh duke luajtur”, komentoi ai.

“Ajo që është e rëndësishme për mua është të shoh lojtarë të asaj cilësie të jenë gjithmonë aktivë dhe të mos humbasin topin. Këtë duan të gjithë trajnerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat