​Benfika kundër Liverpoolit për të provuar befasinë, formacionet e mundshme

Futboll

​Benfika kundër Liverpoolit për të provuar befasinë, formacionet e mundshme

Më: 5 prill 2022 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Benfika do të paraqitet në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herët të parë që nga sezoni 2015/16 dhe do të ballafaqohet me Liverpoolin.

Sfida e parë zhvillohet sonte në “Stade Luiz” duke filluar nga ora 21:00.

Nga ana tjetër, Liverpooli e gjen veten në çerekfinalen e kësaj gare për herë të tretë në katër sezonet e fundit, pavarësisht se regjistroi humbjen vetme këtë vit kalendarik (17 fitore, 2 barazime) në ndeshjen kthyese të fazës 1/16 ndaj Interit.

Pasi kishin fituar tashmë me rezultat 5-1 në Portugali këtë sezon kur mposhtën kryesuesin e ligës portugeze, Porton në fazën e grupeve, ‘Reds’ po kërkojnë të ruajnë rekordin e tyre 100% të fitoreve si mysafirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Këto janë formacionet e mundshme:

Benfika (4-4-2): Vlachodimos; Gilberto, Otamendi, Vertonghen, Grimaldo; Silva, Mario, Ëeigl, Everton; Nunez, Yaremchuk

Liverpool: (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat