Galan shumë pranë transferimit në “Camp Nou”

Futboll

Galan shumë pranë transferimit në “Camp Nou”

Më: 5 prill 2022 Në ora: 15:47
Galan shumë pranë transferimit në “Camp Nou”

Barcelona po mendon seriozisht për të ardhmen. Klubi katalanas ka kthyer fokusin nga La Liga dhe bëhet fjalë për zëvendësuesin e Jordi Alba, në krahun e majtë të mbrojtjes.

Alba tashmë 33 vjeç, ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij dhe klubi po kërkon një alternativë të denjë për spanjollin, i cili në sezonin e ardhshëm të reduktojë ngarkesën.

Për momentin, në këtë pozicion po shqyrtohen disa lojtarë, Nicoals Tagliafico (Ajax) dhe Alejandro Grimaldo (Benfika), por së fundmi në skenë është edhe mbrojtësi i Celta Vigo-s, Javi Galan. Mediet spanjolle raportojnë për një interesim konkret të katalanasve për 27-vjeçarin, i cili po luan sezonin e tij të parë në “Balaidos”, me një të kaluar te Huesca dhe Cordoba.

Mbrojtësi ka gjetur veten mjaft mirë këtë edicion, duke fituar besimin e trajnerit Coudet dhe shquhet për shpejtësinë dhe vizionin e tij, si edhe për fuqinë dhe aftësinë për t’u përshtatur me skuadrën në disa skema të ndryshme.

Pengesa e vetme për Barcelonën është se Galan ka kontratë me Celta-n deri në vitin 2026, por nuk përjashtohet mundësia që Barça të “ofrojë” në tryezë mundësinë e shkëmbimit me një ose dy lojtarë të akademisë për të siguruar shërbimet e spanjollit. Nëse shkojmë më tej, Barcelona mund të shfrytëzojë në maksimum marrëdhëniet e mira që kanë klubet mes tyre, pasi te Celta luan një ish-katalanas si Denis Suarez.

Për momentin, Galan ka arritur të prekë kreun e listës së dëshirave të klubit katalanas për këtë pozicion (mbrojtës i majtë), duke lënë pas edhe Grimaldo-n. Tani mbetet për t’u parë nëse Javi Galan do të ruajë rendimentin dhe formën deri në përfundim të sezonit për të bindur katalanasit që në fund, gjatë verës të sigurojnë kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat