Courtois ka një kërkesë për tifozët e Chelseas

Futboll

Courtois ka një kërkesë për tifozët e Chelseas

Më: 5 prill 2022 Në ora: 17:38
Thibaut Courtois

Portieri belg i Real Madrid, Thibaut Courtois do të rikthehet në ‘Stamford Bridge’, por me fanellën e Real Madridit.

Courtois dhe skuadra e tij përballen me Chelsea në kuadër të Champions League dhe tifozët mund të kenë disa vërshëllima për të.

Por, portieri u ka kërkuar të gjithë ‘Bluve’ që të kursehen nga këto gjëra kur ai të kthehet në ‘Stamford Bridge’.

“Shpresoj të jetë një rikthim i lumtur në ‘Stamford Bridge’. Tani jemi rivalë. Ata duan të fitojnë, njësoj sikur unë”, ka thënë Courtois.

“Nuk pres duartrokitje nga tifozët. Shpresoj të mos më vërshëllejnë, por kurrë nuk i dihet”, shtoi belgu.

Chelsea dhe Real Madrid do të përballen në kuadër të çerekfinales së Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat