Bajrami shënon me fanellën e Benfica-s

Futboll

Bajrami shënon me fanellën e Benfica-s

Më: 5 prill 2022 Në ora: 22:20
Bajrami shënon me fanellën e Benfica-s

 

Adrian Bajrami është kthyer i motivuar në Portugali.

Lojtari 19-vjeçar përjetoi grumbullimin e parë me Kombëtaren kuqezi në fund të muajit mars, megjithëse nuk arriti të shkelte në fushë me fanellën kuqezi.

 

Ndërkohë pas rikthimit në radhët e Benfikës, mbrojtësi shqiptar arrin të gjejë rrugën e rrjetës.

Bajrami ka shënuar golin e parë në fitoren e thellë të Benfikës U23.

Këta të fundit kanë mposhtur me shifrat 1-5 bashkëmoshatarët e Bragës, ndërsa sipari i golave u ngrit pikërisht nga lojtari shqiptar, i cili ekzekutoi saktë një 11 metërsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat